Nuk ka mundur të kthehet në burg, 44-vjeçari shqiptar Gentian Kasa, i cili u qëllua me disa plumbe pistolete kur sapo la shtëpinë e tij për t’u kthyer në qeli.

Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Gentian Kasa, me precedentë penalë për drogë dhe vjedhje, u ekzekutua me pistoletë mbrëmjen e djeshme në Romë. Shqiptari u qëllua sapo mbylli derën e shtëpisë ku ndodhej për të vizituar bashkëshorten, dhe i duhej të kthehej në burg, ku nuk mbërriti kurrë.

Plumbi që mori në kokë rezultoi fatal duke i marrë jetën. Policia shkeoncore në vendngjarje ka nisur punën për gjetjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit, ndërsa sipas hetimeve paraprake thuhet se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazarave të drogës.

Gentian Kasa ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*