Italia ka kaluar në panik, pas një tërmeti me magnitudë 4.5 që ka shkundur vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë në Scarperia San Piero, në provincën e Firences, në Mugello.

Ishte ora 4,37 e natës kur banorët dolën të alarmuar nga banesat e tyre, ndërsa tërmeti i parë do të pasohej dhe nga 5 goditje të tjera, një prej të cilave ishte me magnitudë 3.4.

Një tjetër tërmet u regjistrua në 4.42 në Barberino del Mugello. Tronditje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në oren 5.29.

Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur.

Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Shumë njerëz u larguan nga shtëpite pas tërmetit që u pasua me pasgoditje të shumta, ndërkohë që shumë të tjerë kanë ndenjur në makina, së bashku me femijët e tyre.

Ndërkohë që shumë thirrje ka pasur nga ana e qytetarëve në drejtim të zjarrfikëseve dhe ambulancav, ndërsa goditja më e madhe ka qenë në Firence dhe Pistoia. Nga paniku dhe për çështje sigurie u mbyllën shkollat në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Viçhio si edhe shkollat dhe çerdhet në komunat përrreth.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*