Qeveria italiane synon të nisë një amnisti për të rregulluar më shumë se 600 mijë emigrantë të paligjshëm, njoftuan mediat italiane. Kjo është shpallur nga Ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, që po përgatit një masë për rregullimin e të huajve që kanë hyrë ilegalisht në Itali. Kërkesat janë: zotërimi i një kontrate pune në Itali dhe pagesa e madhe.

Shifra nuk dihet me saktësi, por mund të jetë e njëjtë, 1000 euro, siç u dha në amnistinë e mëparshme në 2012.

Kontributi do të duhet të paguhet nga punëdhënësi I interesuar për punonjësin e tij, për shembull, nga një ndërmarrje industriale ose bujqësore ose qoftë dhe një familje që ka punësuar shërbëtorë apo kujdestarë në shtëpi.

Nuk është e lehtë të vlerësohet numri i të huajve që përfitojnë nga amnistia, po mendohet rreth 600 mijë.

Ministria ende nuk e ka bërë të ditur se cila do të jetë periudhë minimale e qëndrimit të të huajit në Itali, që duhet për ta vendosur në draft. E sigurt është vetëm që prania e tyre në Itali duhet të dokumentohet në një mënyrë të caktuar nga organet publike, jo thjesht të deklarohet nga i interesuari, për të shmangur kështu abuzimet.

Por nga masa nuk do të përfitojnë ata që kanë një urdhër dëbimi për shkeljen e rendit publik apo sigurisë, për terrorizëm apo emigrantë të rrezikshëm për shoqërinë a që janë dënuar tashmë për krime dhe duhet të arrestohen.

Amnistia do të duhet të ketë pjesë e një projektligji më të gjerë që formulon politikat e emigracionit dhe kushtet e qasjes së të hujave në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*