Ish futbollisti spanjoll, Sergio Contreras ka përfunduar në prangat e policisë iberike, pasi dyshohet se drejton një grup të strukturuar kriminal.
36-vjeçari u arrestua në qytetin bregdetar të Estepona gjatë një sërë bastisjesh të njëkohshme policie të cilat u zhvilluan në Malaga, Granada dhe Sevilla. Nga të dhënat e para, rezulton se grupi i Contreras posedonte rreth 1 ton hashash dhe 700 mijë euro para të thata.
“20 persona u arrestuan. Ata ishin në posedim të gati një ton hashash dhe 700,000 euro kesh. Contreras ishte kreu i organizatës,” thuhet në informacionin e paktë të policisë spanjolle.
Aktualisht, ish lojtari i Rayo Vallecano, Marseille dhe Aris Selanik ndodhet në një rajon policie në qytetin spanjoll, Malaga.
Operacioni policor u quajt “Operacioni MasKoke” në një goditje me nofkën e ish-sulmuesit “Koke” për të mos u ngatërruar me kapitenin aktual të Atletico Madrid, Jorge Resurreccion Merodio.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*