Nga Ergys Alushi

Ja si e është festuar në Vlorë dita e 3 shtatorit 1920.

“Më 3 të vjeshtës së parë, ditën e premte, mbledhur nga tërë viset e Shqipërisë në qytetin e bukur të vlorës, po përgatiteshin që të gjithë për pritje të luanëve luftëtarë, të cilët ishin mbledhur tërë cetat në Drashovicë. …
I përdericim at Don Markua pe 10 ditë përpara kish bërë pllanin për të dekoratur rugët dhe bulivartet e bukura të Vlorës duke I veshur me dafina dhe me mijra flamurë, ku dhe neve që kemi parë dekoracione të mbëdha në Evropë dhe në Amerikë, kurë nuku na pnë sytë një dekoradion si këtë të Vlorës.

Në krye të Bulivartit kishte ngrehur një piramidhë të lartër dhe të gjërë të veshur me të zezë, të kuqe dhe të bardhë ku përshkruante me shkronja të arta se këtu janë shpirttrat e dëshmorëvet që ranë në fushën e nderit dhe që shpëtuan Vlorën nga thonjtë e armikëvet.

Më ora 8 në mëngjes Banda Kombëtare Vatra, nënë direksin’e profesorit t’onë Z. Thoma Nasi marshoj në rrugët e Vlorës
Duke trumbëtuar marshet kombëtare, dhe qëndroj përpara komandës xhandërmarisë.

Më ora 8.30, gjithë gjindja ishte mbledhur dhe gadi që të gjithë po prisnin me padurim që të marshonin për pritjen e luftëtarëve.
Ora arriti dhe kryekatundari urdhëroi për marshim. Pastaj vinin komisionet e ndryshme prej tërë qyteteve dhe katundeve të Shqipërisë.
Pas këtyre vinte në shumicë karrocash me të plagosurit veshur me rroba të spitalit dhe të mbuluar me flamurët kombëtarë…
Pas këtyre vinte varg populli I Vlorës dhe I katundeve rrotull me gra e burra e fëmijë….
Kur arritën në vendin e pritjes jashtë qytetit, në brigjet e ullishteve, mund njeriu që të kuptonte shumicën e popullit që ishte më shumë se 10.000.

Populli me padurim po priste që të shikonte të vinin luftëtarët, kur më ora 9.30 vështrojnë në brylin e parë të ullishteve të dalin flamuërt “Rrofshin. Rrofshin luftëtarët” thërriste populli dhe lotët zunë po derdheshin nga ai popull, të cilit akoma po I dukesh ëndërr dhe I cili pandehte se kurrë do mos mundëte të shpëtonte nga thontë e armikut’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*