
Gjatë paradites vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, pritet që shirat të jenë mesatar deri intensiv në zonat Veriore dhe Jugore. Sipas MeteoAlb, duke filluar nga pasditja dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojne rritje në mëngjes, por do të ulen në mesdite duke u luhatur nga 3°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e fortë gjatë paradites, por mesdita sjell rënie të intensitetit të erës e cila do fryjë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.




