Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar dje se Këshilli i Ministrave vendosi këto ditë miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 300 parcela të reja ndërtimore të objekteve të legalizuara, sipas listës që publikohet më poshtë.

Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon: për Qarkun Tiranë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 82, me sipërfaqe të përgjithshme 23.497 m²; për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat), numri i parcelave është 22, me sipërfaqe të përgjithshme 6.121 m²; për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është tre, me sipërfaqe 522 m².

Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan), numri i parcelave ndërtimore është 62, me sipërfaqe të përgjithshme 18.738 m², ndërsa për Qarkun Durrës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës), numri i parcelave është 24, me sipërfaqe të përgjithshme 10.136 m².

Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 101, me sipërfaqe të përgjithshme 25.416 m²; për Qarkun Vlorë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 6, me sipërfaqe të përgjithshme 1.430 m².
Vendimi i qeverisë do të hyjë në fuqi pasi të botohet në Fletoren zyrtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*