Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është shprehur në “Samitin e Grave W20 në Romë” se duhet të përpiqemi që të krijojmë kushtet e duhura në mënyrë që të gjitha gratë të mund të gëzojnë akses të barabartë në tregun e punës.

Shumë nga ne këtu thanë se duhet të zgjidhnim mes të qenurit nënë apo të bësh karrierë. Si një nënë e shtatë fëmijëve dhe si Presidente e Komisionit Europian, lutem gjithmonë se duhet të ndryshoj. Unë i di pengesat me të cilat përballen gratë”, tha Von der Leyen.

Sipas saj, Bashkimi Europian synon të zvogëlojë hendekun e punësimit gjinor në nivelin 50 përqind deri në vitin 2030.

Unë do ta çoj këtë angazhim në tryezën e liderëve në muajin tetor në takimin e G20-ës. Por që të arrijmë këtë, gratë kanë nevojë për mbështetjen e duhur. Ne kemi nevojë për pagesa prindërore dhe leje për nënat dhe baballarët. Ne duhet të ofrojmë më shumë dhe më kujdes për fëmijët. Ne duhet të forcojmë ndihmën për të moshuarit”, shtoi ajo, duke u shprehur më tej se këto politika kërkojnë një ndryshim kulturor, por edhe burime financiare të mjaftueshme për t’u realizuar.

Një çështje tjetër që duhet theksuar është arsimi. Ne duhet të investojmë më shumë në arsim, sepse 11 milionë fëmijë mund të detyrohen të braktisin shkollën. Në takimin e G7-ës, bëra me dije se Komisioni do të rrisë fondet për arsimin, duke arritur një shumë prej 100 milionësh”, tha kreu i Komisionit Europian.

Von der Leyen, tregoi se është trishtuese fakti që në takimin G20-ës është e vetmja grua, ndërsa tha se do kërkojë nga udhëheqësit e vendeve të kërkojnë ide më të mira në nivelin politik për t’iu dhënë mundësi të gjitha grave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*