Moderatorja Lei Kraja është një ndër emrat më të komentuar në vend. Fama e saj erdhi pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është rritur dhe është shpallur edhe miss.

Ajo ka rrëfyer copëza nga jeta e saj në SHBA në emisionin “Soiree”, ku ka treguar se në fillim ka hasur shumë vështirësi sepse ajo bashkë me familjen e saj e kanë nisur nga hiçi. Lei tha se gjatë asaj periudhe ka punuar edhe si kamariere a banakiere për të ardhura më të shumta.

“Vendosa që të bëhem e pavarur finaciarisht dhe të mos kem as nga mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në New York për të jetuar. Unë nuk shkova si modele në New York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e shoëbizit, sidomos mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin.

Kështu që unë shkova në New York për ta provuar, për të bërë qejf. Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere. Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë pa fund dhe më pëlqente kjo gjë”, u shpreh Lei Kraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*