Zhvilluam një takim me banorët e fshatit Armen.
Në krye të takimit, mbajtëm një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut!
Banorët e Armenti, njerëz punëtorë e të ndershëm të braktisur nga pushteti qendror e vendor. Vuajnë mungesën e investimeve, papunësinë, varfërinë dhe braktisjen masive nga rinia.
Ndava pika nga programi i Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse sot në vend, ku në qendër të tij qëndron individi, qytetari, fermeri, biznesi i vogël e i mesëm.


Mbështetja për fermerin, rritja e subvencioneve, grantet dhe kreditë e buta për blegtorët, ulja e çmimit të naftës, dyfishimi i buxhetit për bujqësinë, mbështetje për prodhimin vendas dhe anullimi i projektit të marrjes së ujit nga Lumi Shushicë, janë zotimet e Partisë Demokratike.
Qytetarët, të cilët tashmë janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është Ndryshimi.
Ndryshimi fillon me Partinë Demokratike-Aleancën për Shqipërinë Madhështore !

Në takim isha i shoqëruar nga Kandidatët për deputet të PD-ASHM z.Atird Hoxha, z.Ridvan Mersinaj dhe z.Romarjo Meminaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*