Kandidati i Partisë Socialiste në Vlorë, Ermal Dredha vijon takimet me qytetarët e Rajoneve të Vlorës. Teksa u ndal me banorët e lagjeve të Rajonit 3, Dredha e vendosi theksin tek ndërtimi i një terminali ndërqytetas si një pikë kyçe për turizmin “Vlora nuk ka një terminal autobuzësh, ky është ai premtimi i parë që unë do mbajë. Do të mbledhim grupin e ekspertëve, për të parë zonën që ne kemi evidentuar. Kjo ndërlidhje që ne duam të ndërtojmë, duhet të shoqërohet edhe me shërbimin urban. Shërbimi urban është shumë i rëndësishëm për një turist që zgjedh Vlorën.” – u shpreh Ermal Dredha Ermal Dredha gjithashtu premtoi se do të krijojë një formë bashkëqeverisje me qytetarët me qëllim përmirësimin e infrastrukturës apo çdo problem të qytetit. “Vlora turistike nuk është vetëm në Lungo Mare. Vlora turistike është në çdo qelizë të Vlorës, prandaj dhe duhet një bashkëveprim. Duhet edhe bashkëqeverisje me qytetarin, me komunitetin e Vlorës. Ky është ai premtim që duhet të mbajë dhe ky është angazhim që ne do ta shikojmë njëri tjetrin në sy deri në fund deri në fund.” – tha Dredha. Kandidati Dredha kërkoi votëbesimin nga banorët e Rajonit 3 duke përffshirë gjithashtu dhe Anëtarët e Këshillit Bashkiak duke i vlerësuar si një element i veçantë të cilët do të jenë krah tij për zhvillimin e qytetit.






