Kandidati i PS në Vlorë, Ermal Dredha zhvilloi takimin me sportistët dhe kontribuesit e sportit në Vlorë. Teksa kujtoi angazhimin e tij që në adoleshencë për Sportin, Dredha zhvilloi një hapësirë diskutimi me sportistë kanë bërë emër në qytetin e Vlorës dhe ata aktual duke u ndalur në problematikat që sporti has në qytetin e Vlorës.
Dredha vendosi theksin tek sporti, i cili duhet promovuar si pjesë e përditshmërisë sidomos tek nxënësit.
“Sporti duhet të jetë një edukatë e përditshme, mbaj mend që nga rinia ime kur kam filluar shkollën paralel me të, kam bërë dhe sportin, sepse kështu kanë qenë politikat apo kurrikula nëpër shkollat tona që ne duhet të edukohemi duke ecur bashkë me sportin. Ju si sportistë e dini, nuk ka kulturë më të mirë për të zhvilluar aftësisë sidomos kur vjen fjala tek pjesa e ndërtimit të vullnetit.
Ermal Dredha u shpreh gjithashtu se gjatë mandatit të tij do të punojë për shtimin e hapësirave sportive, duke përfshirë dhe investimin që do të bëhet në Pallatin e Sportit të qytetit.
“Në Buxhetine Bashkisë për vitin 2023 do të ketë një investim për ta sjellë në identitet Pallatin e Sportit. Ne shikojmë shumë vlerë, pse? Sepse mund të përdoret për shumë profile të ndryshme të sportit si basketbolli, volejbolli por që të mundësojmë që të përdoret edhe për kultura të tjera sportive.” – u shpreh Ermal Dredha
Kandidati i Partisë Socialist epërfshiu gjithashtu u shpreh se do të përkrahë dhe zhvillimin e kampionateve sportive si një mundësi për nxitjen dhe zgjatjen e kohës së turizmit. Ai shprehu angazhimin e tij maksimal për krijimin e një kalendari aktivitetesh artistiko kulturore dhe sportive.