Sekuestrohen në Greqi 1.3 ton kokainë. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Mediat greke raportojnë se disa nga të arrestuarit janë origjinë shqiptare.

GREQI-Autoritetet greke kanë sekuestruar në një operacion të koordinuar me DEA-n amerikane rreth 1.3 ton kokainë në Agrinjo, pranë Patras. Deri tani raportohet se janë tetë të arrestuar. Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve janë tre shqiptarë, të tjerët grekë dhe arabë. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos. Të dhënat e para janë kontradiktore.

Disa prej medieve shkruajnë se origjina e kokainës ishte nga Karaibet, ishujt Shën Vincent, ndërsa nga andej ishte transportuar me jaht drejt Greqisë. Ende nga policia greke nuk ka një komunikim zyrtar. Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë. Në shtator të vitit të kaluar u zbulua në portin e Pireut një tjetër sasie e madhe kokaine që ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Durrësin.

Po kështu dje policia greke ka zbuluar një bandë shqiptaro-grek që trafikonte heroinë në Selanik të Greqisë, duke kapur rreth 24 kg heroinë. Në pranga të policisë kanë rënë 7 persona nga të cilët 4 shqiptarë dhe 3 grekë. Sipas policisë helene banda furnizohej me drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante në qytetin e Selanikut dhe në disa qytete të tjera të Greqisë Veriore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*