SHKODËR

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Alavana”, duke arrestuar drejtuesin e një grupi kriminal dhe shpallur në kërkim njërin prej pjesëtarëve të grupit.

Në pranga ka rënë shtetasi Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër, i skeduar si person me rrezikshmëri shoqërore, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim njëri prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Alavana“, për goditjen e veprimtarisë kriminale të fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga drejtuesi i grupit kriminal, person me rrezikshmëri shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shpallet në kërkim njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal, i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë momentit të kapjes nga Policia, drejtuesit të grupit kriminal i është gjetur dhe një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete.

Po gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar edhe 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, forcat “Shqiponja” dhe ato Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore në lidhje me një grup kriminal që kryente organizimin, financimin, kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Xhan, Njësia Administrative Pult, bashkia Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alavana“.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Më datë 01.09.2020, ky shtetas ka plagosur me armë zjarri shtetasin T. L.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar.

Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën e shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj. Në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, si dhe të personit të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*