Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, mbrëmjen e kaluar në Pescara të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane është arrestuar 33-vjeçari me iniciale B.M, i cili u kap duke i shitur doza kokaine një blerësi vendas në këmbim të 200 eurove.

Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e tij rreth 1 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro para, të përfituara nga aktiviteti i paligjshme.

Kërkimet në shtëpinë e tij, në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat e drogës. Shqiptari akuzohet për trafik dhe mbajtje të drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*