Kategoria e Parë në basketboll për femra ka mbyllur sezonin play-off, duke mësuar edhe skuadrën fituese në elitën e koshit shqiptar. Me fitoren 77-66 në Vlorë kundër Partizanit, Flamurtari i vajzave mban kurorën e kampiones dhe për të 25 herë ngre këtë trofe në vendin tonë.
Në ndeshjen e katërt mes tyre të finalave, vajzat e drejtuara nga Elona Hasanaj kanë dominuar takimin duke humbur vetëm në periodën e fundit, teksa e dërguan serinë në 3-1 për të merituar titullin kampion.
Në Vlorë, perioda e parë u mbyll 17-16, teksa edhe e dyta foli për vendaset, 20-18. Në periodën e tretë vlonjatet krijuan epërsi të thellë duke fituar 24-13, teksa e katërt 16-19.
Me rezultatin e përgjithshëm 77-66 në finale dhe 3-1 me ndeshje të përgjithshme, Flamurtari i vajzave është kampione e Shqipërisë për këtë sezon në basketbollin shqiptar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*