Pavarësisht se demokratët shprehen të bindur se nuk do të lëshojnë zyrat e bashkive që drejtohen prej tyre, mbajtja me forcë duket një mision i pamundur.

Pas Devollit ku fituesi i 30 Qershorit ka hyrë në zyrën e tij në Bashki, përplasja do të zhvendoset në një bastion të demokratëve, sicc është Kavaja, ku Isa Sakja shprehet i bindur se nuk do të tolerojë aspak socialistët.

Nuk dihet nëse nga mazhoranca do të përdoret i njëjti skenar si në Devoll, kur zyrat e bashkisë u hapën në mënyrë të dhunshme nga kryebashkiaku i ri, ndërsa në mbështetje të tij ishin forcat e policisë, drejtues të qarkut dhe Prefekturës.

Sikundër raportohet, në Kavajë pritet të mbërrijnë prefektja e Tiranës, kryetari i qarkut, dhe përfaqësues të qeverisë, të cilët do të kujdesen që të zbatojnë porositë e Ramës, që brenda 15 Gushtit të gjitha bashkitë të jenë të marra.

Në anën tjetër, opozita është organizuar dhe shprehet se nuk do të lejojë pushtimin e bashkisë, sikundër trajtohet procesi i marrjes së zyrave të kryebashkiakëve nga ata që u votuan më 30 qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*