Bukuroshja shqiptare Angela Martini ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu. Përpos se ka rrëfyer për jetën e saj të vështirë, të cilën e ka pasqyruar dhe në librin e saj të parë ‘Dashuri, shpresë, dritë’, modelja ka zbuluar dhe detaje të tjera nga jeta private.

Para disa kohësh, Angela është përfolur për një lidhje të mundshme me këngëtarin Craig David. E ftuar këtë mbrëmje në ‘Soiree’ ajo i ka mohuar thashethemet duke thënë se nuk ka ekzistuar asgjë e atillë mes tyre.

Megjithatë modelja nuk e ka mohuar se dikur Craig ka flirtuar me të, madje e ka ftuar në hotel.

“Në fillim kur e takova isha në Maimi dhe jemi zënë që në takimin e parë. Isha në një party edhe erdhi të më fliste edhe më tha ‘e di çfarë, hajde shkojmë tek hoteli im dhe nesër shkojmë bëjmë shopping’.

Unë i thash ‘çfarë mendon ti se jam unë? Dhe ai më tha që ‘jo, jo mos bëj drama”, ka treguar Angela. Më pas ajo ka rrëfyer se sot janë shumë miq të mirë dhe se sjellja e saj ka bërë që të fitonte respektin e këngëtarit të njohur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*