Përndiqte dhe kërcënonte ish-partneren, arrestohet shqiptari. Ndaj tij, mësohet se është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Policia arrestoi një 40 vjeçar shqiptar në provincën e Pistoia në Itali pas denoncimit nga ish-partnerja e tij për kërcënime dhe përndjekje.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte nisur pëndjekjen, ngacmimet në telefon dhe kërcënimet nga momenti që ish-partnerja e tij i kishte kërkuar ndarjen.

Mediat fqinje raportojnë se si pasojë e kërcënimeve, ish-partnerja e tij ishte detyruar të ndërronte vendbanim.

“Që nga ai moment kishin filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj, duke i shkuar çdo ditë në shtëpi dhe në vendin e punës. Ai e ngacmonte me telefonata, aq sa gruaja ishte detyruar të shpërngulej nga krahina”, raporton media italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*