Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë Demorkatike Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Berisha kërkonte largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.

Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, në Francë.

Do të duhej që Berisha të shkonte në SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij, detyrim paraqitje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*