Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga vdekja e tij, çështja e Michael Jackson vijon të jetë mjaft e diskutuar në media.

Sipas truprojës së tij, akuzat për ngacmim seksual të fëmijëve kundër këngëtarit ndikuan në vdekjen e parakohshme të tij.

Matt Fiddes, i cili punoi përkrah Michael si anëtar i ekipit të tij të sigurisë për 10 vite, ka hedhur dritë duke thënë se pas gjyqit të 2005 me fansin e tij Gavin Arvizo, këngëtari nuk ishte më i njëjtë.

Ish-truproja e tij tha se Gavin vuante nga kanceri kur ishte fëmijë dhe u takua me yllin e popit kur ishte 10 vjeç në spital dhe më pas pretendoi se ai kishte abuzuar me të.

Këngëtari më pas u akuzua për pjesëmarrje në vepra të çuditshme dhe joshëse me një fëmijë nën moshën 14 vjeç. Në qershor 2005 Jackson u lirua nga të gjitha akuzat për abuzime me të mitur.

Sipas Fiddes, këto ngjarje kishin ndikuar në gjendjen psikologjike të tij. Ai gjithashtu shtoi: “Ishte një i vdekur në këmbë, ushqimi dhe fjetja ishin një betejë, ai ishte thjesht në një rrëmujë të plotë.”

“Pas gjyqeve, këngëtari ra shumë në peshë dhe u bë paranojak. Ai kërkonte që të vishte një jelek antiplumb ndërsa performonte në skenë, pasi kishte frikë mos e vrisnin”, rrëfeu Matt.

Ndërsa raportohet se pas vdekjes së legjendës së popit, në dhomën e tij të gjumit është gjetur një këmishë e lyer me gjak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*