Një i ri shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë tip “Peugeot” në Itali. Sipas raportimeve nga mediat fqinje bëhet me dije se viktima është Veismail James, 16-vjeç.

Po ashtu, mësohet se makina drejtohej nga një shtetase me kombësi jo italiane, e identifikuar si C.S.

“Ishte një e shtunë e përgjakshme, e përgjakshme, ajo që vrau dy ditë më parë të miturit James Veismaili, me kombësi shqiptare, i cili kishte shkuar për dy javë me pushime tek motra e tij në Itali.

Në timonin e makinës, Peugeot, ishte një grua me inicialet S.C. e cila banon në Ischia Porto, në vitin 2012 kishte vrarë përplasur një polic, dhe ishte nën arrest shtëpiak me akuzën e vrasjes së rëndë rrugore.

Policia ka bërë një rindërtim të parë të fakteve, edhe hetiuesit kanë dalë në përfundimin se tragjedia mund të jetë krijuar nga gruaja, duke marrë parasysh që në asfalt nuk u gjet asnjë shenjë frenimi.

Sipas mediave italiane, gruaja është përplasur edhe me një automjet tjetër i cili ishte i parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*