Ditën e djeshme në zonën e Ali Demit ndodhi një përplasje tejet e dhunshme në zyrat elektorale të Partisë Social Demokrate.

Përveç thyerjes së xhamave të zyrës, kjo ngjarje ndodhi në mes të ditës, në një zonë me shumë lëvizje dhe fare pranë ndodhet një shkollë 9-vjeçare.

kandidati për këtë zonë është ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Po flasim për të njëjtin ministër që çdo ditë bën fushatë në këtë lagje, del rrugëve, u buzëqesh qytetarëve dhe kërkon votën për të marrë mandatin e deputetit.

Ndërkohë, në të njëjtën lagje, në mes të ditës, dikush del i armatosur me një “Skorpion” në dorë dhe hyn në një zyrë elektorale si të ishte në pronën e vet. Askush nuk e ndal. Askush nuk reagon. E gjitha ndodh në dritë të diellit. Dhe mund të kishte përfunduar fare mirë në një tragjedi të vërtetë.

Një fakt që s’duhet harruar është se po aq pranë janë dhe zyrat e “bukuroshit të fjetur”, Ilir Proda, që si zakonisht është i zënë me gjumin politik dhe nuk ka asnjë koment për atë që ndodh. As ai nuk ka ç’të thotë se dhe ai vetë e di që nuk e mbron dot jetën e qytetarëve.

Nga njëra anë Proda më serioz sa s’ka dhe nga ana tjetër Vini që zbardh dhëmbët çdo sekond, dhe në mes qytetarët që nuk kanë më siguri as në mes të kryeqytetit.

Kjo është pamja reale e shtetit sot një shet në duart e të paaftëve. Një shtet që nuk reagon, nuk mbron dhe nuk flet. Vetëm kërkon vota

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*