Ylli i basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare kanë humbur jetën në një aksident me helikopter në Californi të Dielën në mëngjes sipas kohës lokale, ku së bashku me ta humbën jetën dhe 7 persona tjerë.

Vdekjen e tij si duket e ka parashikuar dikush tetë vite më parë që po bën tashmë xhiron në internet.

Një postim në Twitter, që mbanë datën 13 nëntor 2012 kishte shkruar se Bryant do të vdiste pas një aksidenti me helikopter.

“Kobe do të përfundojë i vdekur në një përplasje me helikopter”, ka shkruar Noso në Twitter.

Postimi është ende aktiv dhe ka filluar të komentohet, ku vetë autori ka kërkuar falje për të, duke qenë se parashikimi nuk ka qenë dashakeqës.

.Noso@dotNoso

Kobe is going to end up dying in a helicopter crash

188K people are talking about this

Kobe Bryant lindi në 23 gusht të 1978-ës dhe nga gjimnazi kaloi direkt në basketbollin profesionist, ku luajti për plot 20 vite me skuadrën e Los Angeles Lakers, gjatë të cilave arriti të fitojë plot 5 herë titullin kampion në NBA.

Gjatë karrierës së tij të lavdishme, Bryant është bërë 18 herë pjesë e skuadrës All Star, 15 herë pjesë e All-NBA Team dhe 12 herë pjesë e pjesë e All-Defensive Team, ndërsa në vitin 2008 u shpall The Most Valuated Player (MVP) në NBA.

Kobe Bryant i dha lamtumirën sportit të tij të preferuar në verën e 2016-ës, ndërsa ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e basketbollit, si njëri prej sportistëve më spektakolarë dhe më të vlerësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*