“Sa i përket Mavrajt, me gjithë respektin për atë që ka dhënë dhe karrierën që ka, mendoj se koha e tij te kombëtarja ka përfunduar dhe nuk ka çfarë jep më”.

Këto janë fjalët e Rudi Vatës , ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, për kapitenin aktual të kuqezinjve, Mërgim Mavrajn. Ish-mbrojtësi i kuqezinjve ka kritikuar shpesh pasardhësin e tij në këtë rol në radhët e kombëtares dhe me sa duket Mavraj nuk i ka përjetuar mirë kritikat.

Reagimi i tij, si zakonisht, vjen në rrjetet sociale, me një postim që ka shumë nënkuptim. Ai ka postuar një foto të Fatmir Vatës, ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare i cili ka luajtur për shumë vite në Gjermani duke bërë emër atje.

“Unë vetëm një Vata e njof”, ishin fjalët që shkruante Mavraj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke injoruar kësisoj fjalët e Rudi Vatës, i cili në karrierën e tij me fanellën e kuqezi ka luajtur 59 ndeshje, më shumë se sa Mavraj i cili dje zhvilloi të 50-tën me kombëtaren shqiptare.

Një polemikë në distancë që pritet të vazhdojë në ditët në vijim, pasi Vata rrallëherë tërhiqet kur “sfidohet” nga ndonjë prej futbollistëve apo drejtuesve, aq më tepër kur bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare të futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*