Eshtë folur për ngritjen e një tjetër njësie antikorrupsion. Por për t’u formalizuar ajo Rama është shprehur se do të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë, veçanërisht me ata izraelitë. Çfarë do të jetë kjo njësi e re, ndryshe nga të tjerat që janë krijuar deri tani dhe kur pritet të formalizohet?
Ministri Lleshaj: Njësia është në krijim e sipër, sepse nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare e saj por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot.
Pyetje: Cili do të jetë ndryshimi nga anti-KÇK-ja e të tjera? A nuk duket se do të jenë në një vijë lineare të tëra?
Ministri Lleshaj: Kur të formalizohet do të dini detajet.
Pyetja: Anti-KÇK-ja, a do të shtrihet edhe në Vlorë, dmth a ka indicje?
Ministri Lleshaj: Lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Pyetje: Si është situata në Vlorë, e rendit, qetësisë, kriminalitetit?
Ministri Lleshaj: Atë besoj e dini ju më mirë se unë.
Pyetje: Flitet për një situatë më të mirë gjatë vitit që lamë pas, por statistikisht situata nuk është më e mirë sesa vitet e kaluara?
Ministri Lleshaj: Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mira se sa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë.
Pyetje: Thatë se do të ketë një forcim të pozitave të oolicisë duke hequr disa kompetenca, të cilat deri tani kanë qenë; kontrollimi i territorit apo asgjësimi i lëndëve narkotike. Është ky le të themi një pozicion më i volitshëm për Policinë e Shtetit për të bërë detyrën?
Ministri Lleshaj: Ne sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e policisë është mbështetje për qytetarët, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim policinë në mënyrë që ajo t’i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin  e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë.
Pyetje: Në disa nga emrat e prekur nga operacioni “Forca  e Ligjit” ka dhe vendim të Gjykatave për  sekuestrim pasurie. A nuk duhet pritur vendimi i gjykatave pa u vepruar nga “Operacioni Forca e Ligjit”?
Ministri Lleshaj: Ligji i parashikon këto situata. Ligji nuk konkurron, nuk krijon situata konkurruese midis procedurave të ndryshme. Nëse ka procedura që po zhvillohen ndërkohë nga gjykata, ligji nuk vepron.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*