Dy shqiptarë të përfshirë në prodhimin e kanabisit në Britaninë e Madhe janë dënuar me nga tre vjet burg. Ata janë Xh. Leka, 28 vjeç dhe Gj. Braculla, 40 vjeç.

Sipas mediave angleze, dy shqiptarët u ndaluan më 24 Maj në Lowther Street të Whitehaven. Fillimisht agjentët kishin pikasur një furgon të dyshimtë në zonë. Shoferi, 28-vjeçari Leka, u përpoq të arratisej, pasi policët shkuan për të folur me të.

Ai u ndalua në një autostradë ndërsa furgoni ishe mbushur plot me rrënjë kanabisi. Bashkëpunëtori i tij në krim, 40-vjeçari Braculla u gjet brenda një makine tjetër në zonë teksa flinte gjumë.

Sipas autoriteteve dy shqiptarët ishin kujdesur për mbi 772 bimë kanabis rreth 60 fidanë të vegjël në një fabrikë droge të sofistikuar. Policia ka përllogaritur se fitimet nga ky operacion i jashtëligjshëm do të shkonin në gjysmë milioni Paund.

Leka në momentin e arrestimit kishte deklaruar se ishte bojaxhi dhe dekorues shtëpie. Ndërkohë Braculla pati thënë se kishte shkuar për të vizituar vendin.

Por në fund u zbulua se dy shqiptarët kishin humbur punët në ndërtim dhe ishin përfshirë në punë të paligjshme për të mbajtur veten dhe familjet përkatëse.

Të dy shqiptarët u shpallën fajtorë për prodhim kanabisi, ndërsa Lekës iu shtua edhe akuza e posedimit të drogave të klasit B me qëllim shpërndarjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*