Ndërsa në botë numërohen më shumë se 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, SHBA me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë

Ndërsa në botë numërohen mbi 14 700 viktima dhe 340 mijë të infektuar, ku më shumë se gjysma janë në Europë, me më shumë se 35 mijë raste pozitive të koronavirusit, Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Spanjën duke u bërë vendi i tretë nga numri i të infektuarve, pas Kinës dhe Italisë teksa numri i viktimave në Amerikë është më shumë se 470 ku qytetet më të prekur janë New York, Washington dhe California.

Me vetëm rreth 40 infeksione të reja, edhe këto të identifikuara te të ardhurit nga jashtë Kinës, dragoi i Azisë po mundohet të marrë frymë pa maskë.

Punonjës shëndetësorë që edhën për të ndihmuar qytetin e Wuhan, tani po kthehen në shtëpitë e tyre të origjinës, të përcjellë me duartrokitje. Gati 200 muze në të gjithë Kinën kanë rihapur dyert e tyre për publikun, ndërsa epidemia duket se vazhdon të zhytet, edhe pse jo pa masa të rrepta sigurie. Muzetë gjithashtu kanë modernizuar sistemet e ventilimit dhe stafi i dezinfekton rregullisht objektet.

Koronavirusi, CNN: Italia i kërkon ndihmë pentagonit. Teste tamponi te të gjithë profesionistët dhe punonjësit e shëndetit

Ndërsa pritet me padurim informacioni i sotëm i Mbrojtes Civile Italiane mbi numrin e të infektuarve dhe vdekjet nga koronavirusi, pas informacioneve shpresëdhënësve të ditës së djeshme, ndërkohë, janë regjistruar të dhëna alarmante për të prekurit me Covid-19 në rradhët e punonjësve të kujdesit shëndetësor në Itali – 4824, dy herë më shumë se në Kinë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, janë infektuar 4,824 profesionistë shëndetësorë, shifër e barabartë me 9% të numrit të përgjithshëm të personave të infektuar, një përqindje më shumë se dyfishi i të njëjtave raste në Kinë. Në këtë situatë autoritetet e shëndetit kanë vendosur të kryejnë testin e tamponit te të gjithë profesionistët dhe punonjësit e shëndetit si dhe sigurimin e sasive të domosdoshme të mjeteve mbrojtëse.

Sipas CNN, Qeveria italiane i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë kreut të Pentagonit, Mark Esper, për të marrë ndihma në pajisje mjekësore të tilla si maska dhe respiratorë kundër koronavirusit.

Po sipas CNN, ekzekutivi italian i ka kërkuar gjithashtu personelit ushtarak amerikan të vendosur në Itali të ndihmojë me personel mjekësor dhe spitale fushore në mbështetje të përpjekjeve qeveritare.

Koronavirusi – Londra drejt izolimit me forcë të të infektuarve. Gjermania ndalon kontaktet fizike. Franca optimiste për rihapjen e shkollave

Ndërsa Kina duket se po del gjithnjë e më shumë nga tuneli i pandemisë dhe për të pestën ditë me rradhë nuk ka regjistruar raste pozitiv nga Covid-19, në luftën kundër koronavirusit, Europa tani duket se është shkundur nga letargjia.

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria e Boris Johnson ka kërcënuar me arrestim dhe izolim të detyruar të gjithë rastet e konstatuara të prekur nga infeksioni, nëse ata nuk zbatojnë rregullat e përcaktuara në emergjencën shëndetësore.

Me më shumë se 7000 infeksione dhe njëqind viktima, autoritetet në Zvicër po mendojnë të nxjerrin rreth 8000 ushtarë rezervistë në rrugë për të ushtruar presion mbi qytetarët e pabindur në zbatimin e masave shtrënguese.

Edhe në Francën me 670 viktima, autoritetet kanë mobilizuar ushtrinë në mbështetje të forcave në terren. Ndërkohë, Ministria e Arsimit është treguar optimiste teksa parashikon një rihapje të shkollave më 4 maj.

Në Gjermani, masat kufizuese që synojnë të shpëtojnë jetë do zgjasin për të paktën dy javë dhe ligji i ri parashikon gjoba të majme për shkelësit e tyre. Kufizimet e nxjerra nga qeveria parashikojnë grumbullimin e më shumë se dy personave, kontaktin fizik të kufizuar, ruajtjen e distancës minimalisht prej 1.5 metra, mbylljen e bareve dhe restoranteve, grupet vullnetare do u shërbejnë ushqim në shtëpi moshave të treta.

Koronavirusi – Spanja e gjunjëzuar nga pandemia. Gjermania ndihmon Francën. Europa Lindore me masa radikale ndaj infeksionit.

E ulur në gjunjë nga koronavirusi dhe me spitalet e saj afër kolapsit, teksa numërohen rreth 29 000 të infektuar dhe numri i viktimave është rritur në mbi 1770 Spanja ndodhet në momentin kur duhet të zgjedhë kë do kurojë dhe kë do lerë të vdesë. Preferohet ata që kanë më shumë gjasa të mbijetojnë gjatë trajtimit. Autoritetet bëjnë rreth 1500 teste tampon në ditë, deri tani për një total prej 355 mijë. Situatë tejet dramatike po përjeton Madridi ku janë regjistruar më shumë se një e treat e të gjithë numrit të të prekurve nga Covid-19. Ndërsa spitalet po numërojnë shtrëtërit e fundit në kujdesin intensive deri tani dy hotele janë shndërruar me sforco në spitale ndërkoh që Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, paralajmëroi se më e keqja ende nuk ka mbërritur.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është futur në karantinë vullnetare pasi u takua me një mjek i cili më vonë u testua pozitiv nga koronavirusi. Lajmi u publikua nga zëdhënësi i Merkel menjëherë pas për masa kufizuese në të gjithë vendin. Në Gjermani disa Lande tshmë kanë përshtatur masa të njejta frenuese ndaj pandemisë. Me rreth 25 mijë të infektuar dhe 95 viktima, Qeveria gjermane ka urdhëruar zbatimin e masave sociale si ruajtja e distancës fizike kudo në vend, për dy javë është e ndaluar të takosh më shumë se një person në ditë që nuk i përket familjes tuaj dhe në vendet publike është shpallur e të mbahen të paktën një metër e gjysmë largësi mes njerëzve.

Në situatën e krijuar nga Pandemia, Gjermania i ka ofruar ndihmë Francës teksa një avion ushtarak me disa pacientë të infektuar nga koronavirusi u transportuan nga qyteti francez Bordo për në spitalet e rajonit gjerman të Baden. Franca gjithashtu ka dërguar prej qyteteve Marsejë dhe Toulon pacientë për tu trajtuar në Zvicër.

Ndërsa Parisi zyrtar numëron mbi 16 mijëtë infektuar dhe rreth 680 viktima, sipas specialistëve të shëndetit gjysma e pacientëve të shtruar në spital në kushte serioze, janë më pak se 60 vjeç. Franca që ka zgjedhur të bëjë teste vetëm në rastet më serioze dhe për personelin shëndetësor numëron deri tani një total prej gati 40,000 prova tampon.

Në Belgjikë, Kryeministri Sophie Wilmès mbajti një ceremoni në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të vitit 2016 me shumë pak njerëz për shkak të epidemisë teksa në vend numërohen më shumë se 3400 të infektuar dhe 75 viktima.

Në Britaninë e Madhe kryeministri Boris Johnson paralajmëroi se nëse qytetarët nuk bëjnë një përpjëkje kolektive sistemi shëndetësorë mund të kolapsohet dhe se ditë të vështira si në Itali do vijnë pas 2-3 javësh. Shteti ishullor numëron deri tani rreth 580 të testuar pozitiv me C0vid-19 dhe mbi 280 viktima.

Edhe Austria, me 3600 të infektuar dhe 16 vdekje të regjistruara, po përjeton qetësinë e panatyrshme të imponuar nga masat kufizuese në përgjigje të situatës së krijuar nga pandemia. Ndërsa qeveria ka vendosur orare të reduktuara lëvizje në disa zona, gjithashtu ka deklaruar se shkelqsit e këtyre masave dëniohen me deri 3,600 € gjobë. Përgjatë lumit Danub, forcat policore kontrollojnë çdo 30 minuta nëse ruhet distanca e sigurisë mes njerëzve. Në vend numri i të infektuarve ka tejkaluar shifrën 3000 ku rajoni më i prekur është Tyrol i cili do të jetë në karantinë deri më 13 prill.

Qeveria hungareze ka lajmëruar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar si dhe ka deklaruar se do të dënohen deri me 5 vite ata që përhapin informacione të rreme në lidhje me pandeminë ndërsa në vend ka 167 pozitiv me koronavirus dhe 7 vdekje.

Polonia duket se po adopton modelin Korean me kontrolle të befasishëm në shtëpi për të vërtetuar nëse njerëzit ndodhen në karantinë. Autoritetet deri tani kanë deklaruar 634 të prekur nga virusi dhe 7 raste vdekje.

Në Kroaci, pas rritjes dramatike të numrit të te infektuarve në 254 dhe një vdekje, qeveria e Zagrebit ka urdhëruar pezullimin e funksionimit të transportit publik në të gjithë vendin për një afat një mujor. Masa shtrënguese parashikon ndalimin e plotë të lëvizjes së tramvajeve dhe autobusëve si dhe ndërprerjen e trafikut hekurudhor kurse trafiku detar u lejohet vetëm mjeteve të transportit të furnizimeve.

Në Serbi ku të infektuarit janë 222 dhe numri i viktimave është 2, autoritetet në përpjëkjë për të frenuar epideminë, për njërëzit mbi 60 vjeç është caktuar një orar i veçantë për të kryer shërbimet e nevojshme në farmaci apo supermarkete dhe paskësaj e kanë rreptësisht për të dalë nga shtëpia. Edhe Beogradi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka reduktuar në vetëm 8 orë lirinë e lëvizjes.

Turqia me rreth 1250 raste infeksioni dhe 30 vdekje, ka kufizuar qarkullimin e personave mbi 60 vjeç dhe atyre me sëmundje kronike si pjesë e masave të marra nga qeveria e Ankarasë për të përmbajtur epideminë e koronavirusit. Kufizimet kanë të bëjnë me ndalimin për ta që të shkojnë në parqe, kopshte publike dhe vende të hapura.

Në Greqinë fqinje numri I viktimave është rritur në 15 kurse të prekurit nga Covid-19 është rreth 630.

 

Koronavirusi-Itali, faza 2 në Rajonin e Veneto-s, testime në rrugë për të zbuluar rastet me infeksion

“Modeli Veneto” i kontrollit të infeksionit ka startuar në fazën 2. Guvernatori Luca Zaia ka mbështetur dy nisma që mendohet se do të frenojnë përhapjen e infeksionit, e para: testimi i popullatës, në rrugë dhe në baza vullnetare, me një pajisje antitrupash, për të identifikuar kush e ka patur koronavirusin në formë asimptomatike dhe e ka kaluar atë dhe e dyta: një fushatë paralele masive, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të mikrobiologut Andrea Crisanti (i njëjti që propozoi marrjen e mostrave të të gjithë banorëve të Vo ‘), për t’i nënshtruar kategoritë më të ndjeshme ndaj infeksionit për të kryer testin e tamponit, përfshi gjithë ata që kanë për shkak të punës kanë kontakte me publikun si psh 54 mijë punonjësit e shëndetit publik, oficerët e zbatimit të ligjit, punonjësit e supermarketeve apo dhe shoferët e autobusëve. Mendohet se numri i testeve që mund të kryen brenda një jave do jetë rreth 13 000.

“Nëse në Veneto ka shumë raste infeksioni kjo është për shkak se ne e kërkojmë koronavirusin” – tha Zaia.

Autoritetet në Veneto gjithashtu do të testojnë edhe Avigan, ilaçin kundër gripit i përdorur në Japoni dhe që mendohet se është  një antiviral efektiv kundër koronavirusit nëse ai përdoret te të infektuarit që në simptomat e para, por Agjensia Italiane e Barnave, ka deklaruar se për Avigan “Nuk ka prova që funksionon”.

Nga sot në Itali ka hyrë në fuqi masa më e fundit qeveritare në përpjekje për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me infeksion prej pandemisë nga koronavirusi. Qeveria ka urdhëruar mbylljen e të gjitha aktiviteteve jo-thelbësore të prodhimit, por supermarketet dhe farmacitë do të qëndrojnë të hapura, si dhe do vazhdojnë të garantohen shërbimet thelbësore si ato bankare, postare dhe transporti.

Masa më e fundit drastike do të ngadalësojë motorin prodhues të vendit, por të paktën nuk do ta ndalojë atë, një sakrificë ekonomike për të garantuar atq që është më e shtrenjtë, jetën. Pas një të shtune tejet dramatike përsa i përket numrit të viktimave dhe rasteve të reja të infektuar, dje Këshilltari për Shëndetin në Rajonin e Lombardisë, Giulio Gallera tha se në dy ditët e fundit fluksi nëpër spitale i personave të sëmurë është ulur ndjeshëm dhe se rënia e infeksioneve është një sinjal që duhet kuptuar, pa entuziazëm dhe mbivlerësim. Por sinjalet positive po vijnë në të njëjtën kohë që edhe autoritetet presin të shohin shenja të prekshme të efektivitetit të masave të ndërmarra

Franco Locatelli, drejtor i Këshillit të Lartë të Shëndetit tha se “Masat e para të rrepta qeveritare janë marrë në 11 Mars, kështu që pritet të shohim rezultate këto 2-3 javë. Kështu që java e ardhshme do të jetë absolutisht thelbësore nga ky këndvështrim dhe ne presim të shohim një sinjal përmbysjeje kurbe të infeksionit”.

Locatelli tha se është thelbësore të mbahen dhe të rritet vigjilenca ndaj zbatimit të masave të rrepta sa më gjatë që të jetë e mundur, përndryshe rrezikohet përhapja e koronavirusit në gjithë Italinë, nga veriu në jug.

Lajmi i mirë përfshin gjithashtu mbërritjen e ndihmave nga Rusia që përfshijnë kamionë për dezinfektim, spitale në terren, 100 ventilator polmonarë dhe 500 mijë maska.
Ndihma është shoqëruar edhe nga rreth 100 mjekë me përvojë ndërkombëtare në raste epidemish.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*