Koronavirusi u ka marrë jetën 11 personave në Itali. Katër viktimat e fundit janë të moshuar,tre në Lombardi dhe një në Veneto. Ndërkohë 344 njerëz të tjerë janë të infektuar, rreth njëqind më shumë sesa të hënën. Ndërkohë virusi nga veriu, ku ishte dhe zona e shpërthimit, ka mbërritur në jug, në Siçili, dhe në dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana.

Bilanci në 9 rajone të Italisë është:  259 raste (duke përfshirë një fëmijë katër vjeç në Castiglione d’Adda) me 9 viktima në Lombardi, 45 raste me 2 të vdekur në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut.

Pritet konfirmimi i një pozitivi në Marche.

09:44 Në Lombardi 259 të infektuar, madje dhe një fëmijë

Numri i të infektuarveme koronavirus në Lombardi ka arritur në 259 dhe “për herë të parë përfshihen edhe të mitur për të cilët infeksioni është më i lehtë”. Konfirmimi vjen nga guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, i cili konfirmon gjithashtu infeksionin e një vajze 4-vjeçare nga Castiglione d’Adda, një komunë e vendosur në zonën e kuqe.

Ora 09:41 Nuk rrezikon viti shkollor

Ministrja e Arsimit, Lucia Azzolina, garantoi se nuk ka rrezik që nxënësit dhe studentët të humbasin vitin shkollor. Ajo tha se viti shkollor mund të shtyhet deri në qershor.Urdhri për mbylljen e shkollave është deri më 15 mars. Ajo tha se prindërit dhe asgjencitë e udhëtimit do të kompensohen.

Ora 07:00 Conte: “Italia, vend i sigurt”

Sakaq  Kryeministri Conte  është përpjekur të të sigurojë se kjo është një emergjencë që mund të përballohet.

“Italia është një vend i sigurt, më shumë se shumë të tjerë”ka deklaruar ai.

Walter Ricciardi nga OBSH, njëherësh këshilltari i ri i Ministrit të Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, gjithashtu fton të ruhet qetësia, duke theksuar se “95% e të sëmurëve shërohen” dhe se “të gjithë të vdekurit tashmë kishin kushte serioze shëndetësore”.

Por virusi vazhdon të përparojë. Buletini e sheh gjithnjë Lombardinë në radhë të parë, me 240 të infektuar; e ndjekur nga Veneto (45), Emilia Romagna (26), Piemonte (3), Lazio (3), Siçilia (3), Toscana (2), Liguria (2) dhe Alto Adige (1).

Sipas Giovanni Rezza, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive, para se të identifikohej ‘çështja e indeksit’, domethënë 38 vjeçari nga Cologno, koronavirusi tashmë kishte qenë në qarkullim në zonën e Lodi për dy javë.

Masat për të ashtuquajturat zona të kuqe janë plotësisht në fuqi. Ushtria  mbërriti të martën për të mbikëqyrur pikat e kontrollit të Lodigianos .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*