Qindra punonjës të spitaleve në Hong Kong protestuan gjatë një marshimi, duke kërkuar mbylljen e kufirit me Kinën për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Hong Kongu kishte marrë masa në kufi por protestuesit kërkuan mbylljen e plotë të tij.

Autoritetet në vend thonë se mbyllja e kufirit është kundër parimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Deri tani janë 15 raste të konfirmuara me koronavirus në Hong Kong, shkruan BBC.

”Nëse kufiri me Kinën nuk do të mbyllet plotësisht, atëherë se jemi shumë të rrezikuar nga koronavirusi”, tha Winnie Yu, drejtuesja e Autoritetit të Punonjësve të Spitalit.

Qindra punonjës të sistemit shëndetësor marshuan në protestë këtë të hënë. Nëse kërkesat e tyre nuk plotesohen, të martën numri i protestuesve pritet të rritet.

Hong Kongu ka një popullsi prej 7 milion banorësh e cila është pjesë e Kinës por ka autonominë e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*