Këtë të hënë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi në forcimin e luftës kundër korrupsionit. Në takim morën pjesë kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, drejtorja e kabinetit Borjana Shaka dhe Përfaqësuesi i Drejtorisë Juridike, Flavjo Xhuveli ndërsa nga SPAK morën pjesë drejtuesi i këtij institucione, Arben Kraha dhe prokurori Klodian Braho.

Palët ranë dakord për realizimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë për shkëmbim të informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve që përmbajnë elementë të veprave penale.

Gjatë fjalës, Arben Shehu shprehu vullnetin për zhvillimin e kontrolleve të thelluara dhe profesionale si dhe përcjelljen e informacioneve të nevojshme në çdo fazë të procesit të këtyre kontrolleve.

Arben Kraja tha se do të bëhej trajtimi me prioritet i materialeve kallëzuese të referuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe theksoi zhvillimin e takimeve të përbashkëta në kuadër të ndërveprimit institucional në luftën kundër korrupsionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*