Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në Kosovë, e ndërsa disa subjekte kanë konfirmuar marrëvesghjet mes tyre, grupimet kryesore ende nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ishin partitë e para që nënshkruan marrëveshje në mënyrë që të kenë një listë të përbashkët me kandidatë për deputetë, ndërkohë kjo procedurë vijoi me Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ndërsa këtyre iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke punuar intensivisht, siç thonë nga të dy kampet, për të arritur një marrëveshje koalicioni por akoma nuk ka një qëndrim final, pasi me sa duket debate midis tyre konsiston në përzgjedhjene e kandidaturës për kryeministër.

LDK-ja ka zgjedhur sit ë tillë Vjosa Osmanin ndërsa Vetëvendosja e Albin Kurtit ka shprehur rezerva për këtë vendim pasi e ka konsideruar në një farë mënyrë sit ë nxituar dhe të pakonsultuar duke qenë se partitë e tyre janë në diskutime.

Por i menjëhershmë ka qenë reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa I cili ka deklaruar që të dyja partitë nëse futën në koalicion të kenë kandidatin përkatës për kryeministër, ndërkohë që subjekti me më shumë mandate ka të drejtën e zotërimit të postit kryeministror. Mustafa ka argumentuar se për të nuk është e rëndësishme si do të shkohet tek zgjedhja e kryeministrit pas rezultateve zgjedhore më shumë se sa emregjena për të larguar “PAN-ët” nga pushteti. Por pavarësisht këtij qëndrimi, ashtu siç edhe është lënë të kuptohet deri më tani, posti kryeministror është pika në të cilën palët janë ende në negocim.

Nga kampi tjetër, Partia Demokratike e Kosovës është  shprehur të gatshëm dhe të vendosur të shkojë e vetme në zgjedhjedhe diçka e tillë është konfirmuar edhe nga ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Ai ka deklaruar  se PDK ka marrë vendim të shkojë e vetme në zgjedhje duke i pasur parasysh rrethanat në terren.

“PDK ka krijuar shtabet zgjedhore dhe nën-shtabet. Unë e kam qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës që jemi marrë vesh në Këshillin Drejtues. PDK ka marrë vendim duke pasur parasysh edhe rrethanat në terren dhe në degë që të shkojmë në zgjedhjet e tetorit të vetëm”, tha Beqa, raporton Lajmi.net.

Më tej, Beqa nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjë parti e vogël t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje, duke u shprehur i sigurt se qeveria e ardhshme do të jetë e udhëhequr nga kryetari i partisë, Kadri Veseli duke shtuar se koalicionet e mëdha nuk I bëjnë mirë partisë dhe se në këtë pozicion ndjehet më komod.

“Eventualisht ndonjë parti e vogël mund të bashkohet, por të gjitha rrugët çojë se qeveria e ardhshme do të jetë qeveria e Veselit. Mendojmë që nuk i bëjnë mirë demokracisë koalicionet e mëdha dhe jemi komod, ngase Partia Demokratike në raport me partitë tjera do të del e para. Kemi programin më të mirë, kandidatin më të mirë dhe ofertën më të mirë”, mësohet të ketë thënë Beqa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*