Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur në Fier ku ka takuar të rinjtë eq këtij qyteti për të folur për arsimin dhe politikën.

Kryemadhi thotë se qeveria aktuale ka shkatërruar arsimin dhe shton e bindur se më 25 prill maturantët jo vetëm të këtij, viti por dhe të të tjerëve do të votojnë kundër politikës shkatërruese.

Ajo akuzon sërish ministren Besa Shahini sërish me Edi Ramën për të cilët thotë se janë ata që kanë iniciuar pikërisht shkatërrimin e arsimit shqiptar, dhe të rinjtë i kanë lënë pa të ardhme.

FJALA E MONIKA KRYEMADHIT

Në fakt ajo që thotë Kejdi është e vërtetë dhe sa ju kam qenë, 17 vjec kur e kam nisur angazhimin tim në politikë, kam thyer dhe rregullat e statutit të PS në atë kohë sepse duhet të ishe 18 vjeç që të bëheshe anëtar i Partisë Socialiste dhe unë jam bërë 17 vjeç. Mesa duket të qenurit e re, nuk të bën vetëm mosha por kot nuk thonë më thuaj me cilin rri të të them se cili je. Rri me të rinjtë dhe je e re, rri me të vjetrit dhe je i vjetër. Jo se kam gjë me të vjetrit por po them në aspektin e energjisë. Unë dua të falenderoj Gerin që na ka sjellë sot miqtë  dhe shokët e tij të gjimnazit Janaq Kilica dhe jemi me djem dhe vajza të një nga gjimnazet e Fierit, sepse ajo që më bën përshtypje është që në Fier ka dhe shumë shkolla private, të cilat janë të një niveli shumë të lartë, përsa i përket jo vetëm mësimdhënies por përsa i përket dhe rezultateve të studentëve dhe nxënësve të këtyre shkollave. Ne këtë e ndiejmë në konkurrencën që kanë studentët në Tiranë në Universitetin e Tiranës me studentë që vijnë nga Fieri dhe kjo është meritë e një brezi të tërë mësuesish në Fier që kanë nxjerrë breza të jashtëzakonshëm përsa i përket zhvillimit dhe përfaqësimit në nivelet jo vetëm intelektuale por dhe jashtë Shqipërisë. E tha pak më përpara dhe Geri dhe Kejdi, vërtetë nga njëra anë na krijon një lloj shqetësimi përsa i përket problematikave që ka arsimi sot, problematika të cilat kanë filluar të shtohen jashtëzakonisht shumë kohët e fundit, kanë filluar të bëhen prezente, duke filluar që nga përdhunimet dhe duke vazhduar më pas dhe deri tek shitblerja e notës, për të krijuar dhe pastaj presione të tjera politike që për hir të së vërtetës janë shumë të shëmtuara që ne i diskutojmë sot në vitin 2020. Megjithatë shanse ka, ka shanse kur shikon që nxënës si puna e Gerit dhe shumë të tjerë si ju artikuloni shumë bukur.  Nuk artikuloni thjesht nga ana gjuhësore por artikuloni dhe politikisht dhe kjo është një fat për hir të së vërtetës për LSI-në. Djemtë dhe vajzat janë të pamundur dhe të kërrusur për shkak të frustimit të të gjithë shoqërisë tonë kjo nuk do të thotë që djem dhe vajzat tona nuk do të jenë të zotë për të ndryshuar këtë realitet. Në fakt rilindja nuk bëri gjë tjetër veçse i detyroi të rinj dhe të rejat e Shqipërisë për tu larguar, nuk i vlerësoi asnjëherë ata por përkundrazi kujtohet për ta vetëm kur ka hall dhe nevojë, kujtohet për ta kur shikon që dikush tjetër lëviz me ta, kujtohet për ta kur shikon që dikush tjetër merret me ta, kujtohet për të rinj vetëm kur i duhen për fasadë fotografike dhe në 8 vite nuk pamë asnjë të ri dhe të re që të hynte në parlamentin e rilindjes, nuk pamë asnjë të ri dhe të re që të drejtonte një institucion dhe ti jepnim mundësinë të tregonin se kush ishte por pamë vetëm përdorim në mënyrë më makabre përsa i përket fushatave të saj elektorale apo dhe pikturave me ngjyra të rilindjes. Nuk dua të ndalem siç ka bërë rilindja me të rinjtë dua të them se çdo të bëjmë ne me të rinjtë, ne kemi bërë shumë por kemi akoma dhe shumë për të bërë, themeli i LSI janë të rinjtë, forca e LSI janë të rinjtë, ne besojmë tek ju, ne bësojmë te ju dhe e lëmë veten tonë në dorën tuaj sepse vetëm kështu mund të jemi më të sigurt, vetëm kështu mund të kemi forcën dhe energjinë tuaj për ta ndryshuar realitetin e hidhur. Sot ne kemi një realitet mjaft të zymtë, të pashpresë por kur dëgjova Gerin thashë ka shpresë Monika, mos u shqetëso sepse unë Gerin e kam takuar para disa ditësh.  për të ndihmuar familjen tënde ekonomikisht ashtu siç ndihmon çdo gjimnazist familjen e tij, ashtu si ç’do djalë apo vajzë e re që e do familjen mban librin në gjunjë dhe ndërkohë bën një punë të dytë për të ndihmuar familjen. Sot, numri i këtyre djemve dhe vajzave, të cilat kryetari i bashkisë apo rilindja i quan zdromsa, sepse kështu u thotë çunave shqiptarë, ai më duket se nuk është fare as çun as gocë. Janë çuna të cilët kanë bërë gjëra që janë të jashtëzakonshme për familjen dhe ndihem me thënë të drejtën, krenare, që më ke pranuar të jem mikja jote sepse ne politikanët në përgjithësi nuk na duan shumë. Sepse duhet të ndryshojmë sjelljen tonë, duhet të bëjmë shumë për qytetarët në mënyrë të tillë që njerëzit mos të urrejnë politikën dhe politikanët por të urrejnë fenomenin e keq politikan. Ta duan politikën, ta votojnë atë sepse nëpërmjet politikës do të ndryshojnë. Përfitojmë nga rasti për të prezantuar Erisa Xhixhon të cilën ju e njihni sepse Erisa ka kandiduar në qarkun e Fierit në 2017-ën. Ajo është pedagoge në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës. Erisa e ka nisur karrierën e saj si Kryetare e LRI-së që gjimnaziste. Sot është nënë me fëmijë, është pedagoge, është rritur politikisht dhe profesionalisht, është Nënkryetare e LSI-së, pra nuk është thjeshtë militante. Jo gjithmonë kur merresh me politikë ngelesh vetëm militant, kur merresh me politikë bën shumë gjëra të mira po të kesh dëshirë për të ndryshuar. Kam profesor Eltion Halimin që është pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, unë aty kam mbaruar për bio-kimi. Profesori jep lëndën e biologjisë. Në fakt unë me profesorin njihemi komplet në rrugë shumë të tjera që kanë lidhje me luftën antifashiste nacionale çlirimtare kështu që nuk kanë lidhje politike por edhe profesori ka qenë kryetari i grupit të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës dhe shpresoj që të vazhdojë të na përfaqësojë edhe më tej akoma si Lëvizje Socialiste për Integrim jo vetëm në bashki, por edhe në grupin e deputetëve sepse kemi nevojë për botën akademike për ta përfshirë jo vetëm politikisht por edhe në vendimmarrje sepse është shumë e rëndësishme për ti parë gjërat dhe për ti vendosu paralelisht me njëri tjetrin. Ndërkohë është Floida e cila ka ndjekur hap pas hapi problemet e arsimit të maturës shtetërore. Dhe ajo se si ti duhet ti orientosh, atë që duhet ta bëjë shteti sepse të gjithë paguajmë taksa dhe ky shtet jeton me taksa tona. Këta qeveritar marrin rroga me taksa tona kështu që automatikisht janë të detyruar që të këshillojnë fëmijët e shqiptarëve për të plotësuar dëshirat dhe ëndrrat e tyre. Sot janë me qindra maturant që kanë humbur të drejtat e studimit për shkak të pyetjeve, po themi me defiçenca të mëdha intelektuale të organizuara nga ministria e arsimit dhe kjo vërtet ndodh. Unë do të dëshiroja të kishim disa pyetje në test, madje bënim shaka me disa miq tanë që duhet të bënim pyetje me 3 përgjigje për maturën e vitit tjetër se ‘‘çfarë bëri ministria Besa Shahini? A) e nxiu arsimin, B)shkriu arsimin, C) degjeneroi arsimin.” Dhe jam e bindur që 12 mijë maturantët do të votonin me 25 prill se si Besa Shahini, ushtarja e devotshme e shkatërrimtarit të arsimit shqiptar, Edi Ramës shkatërroi jo vetëm arsimin por edhe e degjeneroi arsimin, do të votonin kundër kësaj politike shkatërrimtare të arsimit tonë me 25 prill. Janë me qindra mijëra maturantë në gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Fier, por janë ata që kanë mbaruar maturën sivjet, janë ata që do të jenë sivjet maturantë, janë ata që shpresojnë që janë viti i dytë apo dhe viti i parë sivjet që nuk kanë asnjë lloj garancie për atë çka ndodh. Akoma më shumë po të shkojmë sot nëpër shkolla asnjëri nga ju nuk ka garanci sesi do të zhvillohen orët e mësimit, ku një nga problemet kryesore që kanë maturantët sot, atë që thamë dhe pak më përpara që pjesa më e madhe e maturantëve shqiptarë janë në punë për shkak të vështirësive ekonomike që po kalon vendi sot. Prandaj dhe ne duam që të jemi më pranë jush sepse duam të ndryshojmë këtë realitet me ju për të arritur atë qëllim të rëndësishëm që kemi për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve dhe për të mos lejuar më asnjë shqiptar për të ikur nga Shqipëria sepse kërkon të jetojë më mirë. Jeta më e mirë është në vendin tënd, në shtëpinë tënde. Ne duhet ta kthejmë këtë vend jo vetëm të banueshëm por ta kthejmë këtë vend ashtu siç e ka bekuar Zoti me të gjithë bukuritë e saj natyrore. Ta bëjmë edhe të bekuar për të jetuar dhe për të qenë qytetar evropianë, të denjë ashtu siç e meritojmë. Unë të falënderoj shumë Geri, të jam shumë mirënjohëse për këtë takim edhe pse e kemi lënë në këtë orë të vonë sepse pjesa më e madhe e juaja dhe e familjeve tuaja kishit detyrime të tjera nëpër familje dhe sot ja ku jemi këtu. Keni lënë punët, u jam shumë mirënjohëse dhe herët e tjera nuk do t’i bëjmë takimet me mikrofon nëpër salla dhe ambiente por do të vijmë t’ju takojmë, t’i takojmë të rinjtë tek familjet e tyre në mënyrë të tillë për të diskutuar për hallet dhe problemet sepse duke diskutuar për këto gjëra që kanë familjet shqiptare dhe ne krijojmë vizion të qartë dhe të pastër për të ardhmen e familjes shqiptare, që është shumë e rëndësishme. Nuk mund të ekzistojë një shtet dhe një komb pa një familje të konsoliduar dhe të qëndrueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*