Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur drejt Gjermanisë, për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi i Ramës me Merkelit bëhet për Programin e Rindërtimit. Takimi bëhet përpara Konferencës së Donatorëve.

Konferenca e Donatorëve do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

Pak ditë më parë Edi Rama ishte në Itali për t’u takuar me homologun e tij Conte dhe ministrin e Jashtëm Di Maio, teksa deklaroi se fatura e dëmeve nga tërmeti është rreth një miliard euro. Megjithatë, ashtu sikur e përsëriti edhe sot gjatë prezantimit të platformës online që do shërbejë për të aplikuar banorët e prekur nga tërmeti, “shpresat nuk do të varen vetëm nga ajo se çfarë do të dhurojnë ndërkombëtarët” tha Rama. Pas Berlinit, kreu i qeverisë shqiptare do të ketë një tjetër takim në Bruksel me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen para Konferencës së Donatorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*