Kryeministri kanadez, Justin Trudeau deklaroi se provat tregojnë se një raketë iraniane goditi avionin ukrainas me pasagjerë pranë Teheranit.

Sipas asaj që shkruan BBC, Trudeau kërkoi një hetim të plotë dhe transparent për rrëzimin e avionit, që i mori jetën 176 personave që ndodheshin në bord, ku 63 prej viktimave ishin kanadezë.

Fillimisht ishin mediat amerikane, të cilat duke cituar burime të inteligjencës, raportuan se avioni u godit gabimisht nga Irani.

Rrëzimi i avionit erdhi vetëm pak orë pasi Irani ndërmori sulme me raketa ndaj dy bazave ajrore në Irak, të forcave amerikane.

Të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit të ngritur në fluturim nga Aeroporti i Teheranit, humbën jetën. Viktimat ishin nga 7 shtete të ndryshme. Nga ana e tij Irani e ka përjashtuar mundësinë që avioni të jetë goditur me raketë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*