
Kur i pari kryeministër i Monarkisë viztonte qytetin e Vlorës!
Ndodhte më 21 korrik të vitit 1929
Kryeministri Koço Kota do të kthehej nga Saranda për në Vlorë, të dielën e datës 21 korrik, ora 20.
Disa autoritete loKale do të dilnin për ta pritur kryeministrin me automobila, 2-3 orë jashtë qytetit.
“Pr’anë qinema-s ishin radhosur nxënësit dhe nxënëset e shkollave, djalëria e Entit, kryetarët e gjithë zyrave dhe gjithë populli…Pastajë që nga qinema e deri në Bashki, Sh. E Tij, vazhdoi udhën në këmbë…”
Deri në ora 21, kryeministri priti urimet e mirëseardhjes në bashki dhe prej këtej, u zhvendos në hotel “Korça”, ku ishte shtruar darka për nder të tij.
Në fund të darkës, ish ministri i drejtësisë, Sif Kedhi, u ngrit dhe ndër të tjera tha;
”‘Vlora e quan vehten e sajë dhe gjithë Atdheun të lumtur pse udhëhiqet prej Ati Fatosit në personin e të cilit përfytyrohet i Madhi Skënderbeg”
Nga darka iu dërgua një telegram homazhi dhe besnikërie Mbretit Zog I.
Historia vazhdon…




