Shumë punë informuese, bindëse, sensibilizuese… rrjetet sociale, gazeta online, televizioni lokal, radio lokale, spot publicitar, kronika, sondazhe e anketime, shumë aktivitete e takime me banorë në qytetin e Vlorës, kryesisht të Rajonit nr. 1 e më gjerë. Një sërë takimesh kanë rezultuar me diskutime e debate të pashtera kundrejt problemeve që dukshëm pasojnë njëra tjetrën dhe bëhen bashkëudhëtare me banorët. Kemi qenë pranë tyre për më tepër se 8 muaj, duke ndjekur hap pas hapi ecurinë e kësaj nisme, e cila mbështetet financiarisht nga LëvizAlbania, një projekt i agjencisë zviceriane për zhvillim e bashkëpunim, SDC.
…Por një gjë është e qartë: Administratori është “kyçi magjik”.
Dhe pikërisht, duke iu referuar ligjit “Mbi administrimin e ndërtesave me bashkëpronësi”, me nr. 10112, dt. 09. 04. 2009 dhe Udhëzimit nr 2, dt. 10. 05. 2015, profili i këtij administratori plotësohet më së miri me kualifikimin profesional të tij dhe aftësohet drejt detyrave që e presin për mirëmenaxhimin e hapsirave të përbashkëta në këto banesat me bashkëpronësi.
Në takimet e realizuara me përfaqësues të Bashkisë Vlorë, konkretisht me juristin e Bashkisë Vlorë Z. Daut Zeraj dhe drejtorin e infrastrukturës Z. Jurgen Colaku, ndër të tjera, u proçedua se hapja e kursit të kualifikimit profesional për administratorët e zgjedhur me votë nga vetë banorët në banesat e tyre, është vendimtar dhe si i tillë, do të realizohej me interesimin e palëve. Citoj këtu nga shkresa e dt. 03. 08. 2021 me nr protokolli 11495 se “Bashkia Vlorë shprehet në favor të kualifikimit të administratorëve pranë QFP, Vlorë. Trajnimi i tyre do t’i hap rrugën formalizimit të tyre”.
Si Bashkia Vlorë, si Qendra e Formimit Profesional, si grupi “Your Voice”, edhe vetë administratorët e zgjedhur, tashmë e kanë të qartë se pa çertifikimin e tyre nuk mundësohet hapja e regjistrit për t’i njohur Bashkia. Kjo do të realizohet konform ligjit dhe si një domosdoshmëri për t’i aftësuar ata administratorë të cilët së shpejti do të jenë të formalizuar, sigurisht pranë Bashkise Vlorë.
Si rrjedhojë e gjithë punës sonë, përpjekjeve dhe sfidave në këtë projekt, del në “skenë” ndihma dhe kontributi i Qëndrës së Formimit Profesional dhe gadishmërisë së titullarit të saj, Z. Klajdi Myzaferaj, të cilin e përshëndesim për dashamirësinë e përkushtimin e tij dhe të anëtarëve të bordit, me të cilët operon në vendimarrje. Një moment i rëndësishëm që na ngarkoi me përgjegjësi para banorëve dhe ralizimit të objektivave tona. Duhej një angazhim më i madh… biseda me përfaqësues të Bashkisë, me Dr. e QFP, Vlorë, dilemma për kurrikulën mbi menaxhimin e hapsirave të përbashkëta etj. etj. Për përmbushjen e këtij kushti, Qendra e Formimit Profesional, Vlorë u be sëfundmi “protagonistja” kryesore, pa të cilën, ne nuk mund ti japim dum kësaj nisme, nuk mund të finalizojmë dot formalizimin e administratorit. Është e qartë dhe e vlerësueshme ndihma dhe kontributi i saj.
Në fillimet e këtij rrugëtimi, hapjen e kursit të administratorit, e pamë si një sfidë, të cilën nuk e kishim parashikuar… na dukej e thjeshtë për të realizuar synimet tona, por që në fakt nuk ishte e tillë. Por gjithashtu e pamë si një mundësi reale, e krijuar nga tërësia e rrethanave, e volitshme për ta shfrytëzuar në këtë proces. Sot, kemi nisur regjistrimin e administratorëve të pallateve per t’u kualifikuar, si një hap më tej në këto zhvillime, për të prekur rezultatin e synuar.
Është fat i madh që kjo punë e nisur nga grupi informal “Your Voice”, të finalizohet me sukses. Është në të mirë të qytetit, të banorëve, të ndërtesave, të mjedisit, të turizmit, të… që këto banesa të administrohen dhe mirëmbahen nga administratorët e pallateve të tyre. Banorët do të jenë të përfaqësuar kundrejt pushtetit vendor dhe banesat e tyre do të marrin frymë disi ndryshe.
Vlora pret vizitorë e turistë gjatë gjithë vitit e si rrjedhojë rregulli, higjena, kujdesi, kontrolli, menaxhimi, gjelberimi e çdo e mirë tjeter, do të ishte në favor të saj. Kontributi i administratorit të pallatit është i çmuar në këtë aspekt.
Fatlum në këtë rrugëtim dhe besimplot jemi të lumtur se sapo është hapur rruga drejt njohjes së administratorit të pallatit dhe projekti “Lagjja ime… Administratori i pallatit tim” po vjen drejt finalizimit… Jemi shpresëplot dhe mjaft entuziast që hapat janë hedhur të sigurta për të arritur objektivat me sukses.
Nga Deni Llanaj
………………..
Projekti “Lagjja ime-Administratori i pallatit tim”
zbatohet nga grupi informal “Your Voice” me mbështetjen e @LevizAlbania.
#Lagja ime-Administratori i pallatit tim
#ETC

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*