Sot u betuan 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, që u përzgjodhën para dy ditësh

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor gjatë orëve të mëngjesit.

Kreu i KLGJ, Naureda Llagami e pranishme në ceremoni tha: Të zgjedhur nga një trup gjyqtarësh të cilët kanë kaluar procesin e rivlerësimit kalimtar, jo vetëm aftësia e tyre profesionale, figura, pasuria, integriteti besueshmëria janë në lartësinë e detyrës për të përmbushur pritshmëritë e palëve politike por dhe publikut për procesin zgjedhor, për të garantuar proces të lirë, të barabartë e të ndershëm.

Duke ju drejtuar 8 të zgjedhurve, ajo u tha: Sfidat nuk do ju mungojnë, por mbani parasysh misionin si gjyqtar që kontribuoni në sundimin e ligjit dhe shtetit demokratik.

Ata janë:

1. Sokol Ibi
2. Manjola Xhaxho
3. Edlira Petri
4. Emona Muci
5. Asim Vokshi
6. Gentian Medja
7. Esmeralda ceka
8. Alma Kolgjoka

Pas betimit të tyre  do vendoset konstituimi i KZGJ, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor. Tetë gjyqtarët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet, të cilat mund të lindin mes palëve pas zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*