Kryeministri Edi Rama duke folur për planin e garancisë financiare ka thënë se sipërmarrjet që janë mbyllur dhe kanë lënë në këtë situatë të koronavirusit  të punësuarit pa punë rrogat do të shlyen nga shteti.

Rama ka thënë se qeveria nuk do ja lërë në dorë sipërmarrjeve private pagimin e rrogave për të punësuarit e tyre pasi zgjedhësit e kanë zgjedhur atë në fletën e votimit për mandatin e solidaritetit apo për të mbajtur barrën më të rëndë në familje.

”Padiskutim nuk do të thotë që ata që kanë për të marrë një rrogë në fund të muajit në ato hallkat e ekonomsisë që janë këputur ne do I lëmë në dorë të pronarëve të sipërmarrësve privatë. Në asnjë mënyrë, sipërmarrjes nuk mund t’i delegohet mandati i solidaritetit që zgjedhësit ja kanë dhënë qeverisë që unë drejtoj. Dhe më kanë besuar mua kryqin kur e kanë vendosur në krah të fletës së votimit.

Nuk është asgjë tjetër por privilegji për të mbajtur barrën më të rëndë në familje, për ata që kanë votuar apo s’kanë votuar pa dallim.

Pagat e të gjithët atyre që iu përgjigjën thirrjes për luftë për t’u futur në llogoren e shtëpisë.”- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*