Katër persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në unazën e qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit, ku mjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin I.D është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.K.

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*