Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka ndaluar një rast kontrabandimi të dr*gës, duke se.kuestruar 11 kg lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë Gjatë kontrollit të ushtruar, Policia e Durrësit kanë arrestuar drejtuesin e mjetit të tipit “Opel”, shtetasin A.S., 50 vjeçar, banues në Zvicër.

Për këtë rast është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës. “Gjatë kontrollit të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe ndaloi 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg”, kanë deklaruar Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Materialet hetimore janë kaluar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*