Para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë urgjente Qeverinë. Burimet kanë bërë të ditur se kryeministri Rama ka shkarkuar Delina Ibrahimajn nga detyra e ministres së Ekonomisë dhe Financave.Ibrahimaj ka pasur disa përplasje me kryeministrin Rama. Emri i saj ishte përmendur edhe më herët për t’u shkarkuar nga kabineti qeveritar.

Ndërkohë, emri i personit që do ta zëvendësojë Delina Ibrahimajn ende nuk është bërë i ditur. Ndoshta emri mund të mësohet gjatë punimeve të asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të nisë rreth orës 17:30. Me kureshtje pritet edhe emri i kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasi pas largimit të Ballës, i cili është emëruar ministër i Brendshëm, ky post ka mbetur vakant.

Delina Ibrahimaj mbante postin e ministres së Financave që prej shtatorit të vitit 2021 kur zëvendësojë në atë kohë Anila Denajn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*