Grupi i dytë i satelitëve kinezë Yaogan-31 u nis në orbitë nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan, në Kinën veriperëndimore, me anë të një rakete transportuese Long March-4C, citon “Xinhua”.

Ky lëshim shënon misionin e 359-të të serisë së raketave vektor “Long March”.

Sapo të mbërrijnë në orbitat përkatëse të planifikuara, satelitët do të përdoren për të kryer një seri hetimesh në mjedisin elektromagnetik dhe teste të tjera teknologjike të lidhura me to.

Kina e lançoi grupin e parë të satelitëve të telezbulimit Yaogan-31 në vitin 2018.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*