Këngëtari Ermal Fejzullahu nuk i ka ndalur ndihmat e tij ndaj të prekurve nga tërmeti vetëm me 100 mijë euro donacione.

vellezerit

Sipas, Prive.al Ermali mësohet se do t’i ndërtojë shtëpinë në Gjilan, familjes së dy vëllezërve kosovarë, që humbën jetën nën rrënojat e hotelit Tropikal, në Durrës.
Dy vëllezërit nga Kosova, Shemsedin dhe Isa Abazi humbën jetën tragjikisht, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të punuar dhe tashmë kanë lënë pas 6 jetimë.
Përpos humbjes së dy djemve familja Abazi haset dita ditës edhe me kushtet e vështira ekonomike.

Ermali do t’ju vijë në ndihmë duke ju ndërtuar shtëpinë, ndërkohë edhe reperja Tayna ka apeluar për ndihmë për këtë familje në emisionin “NIN” të Alaudin Hamitit. Ajo ka deklaruar se të ardhurat nga koncerti i ardhshëm i saj do të shkojnë për këtë familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*