Dy asiste të Higuain dhe një gol i Cristiano Ronaldos i japin Juventusit 3 pikë në sfidën ndaj Leverkusen, që shkatërrohet në Torino dhe mund të kishte pësuar edhe më shumë gola.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke gjetur golin e shpejtë me Higuain, me një goditje të bukur si në kohët e tij të arta, teksa Bernardeschi ka finalizuar me sukses aksionin e bukur dhe asistin e Higuain.

Në fund, lavdi edhe për mister Champions League, Cristiano Ronaldo, që nuk festoi siç edhe e ka zakon. Për CR7 ky është goli numër 127 në Champions.

Sakaq, Joao Felix ka nderuar Atletico Madrid, teksa ka realizuar në suksesin ndaj Lokomotiv Mosca. Goli i dytë u realizua nga Thomas. Diego Costa shpërdoroi një shans të artë. Atletico ngjitet me 4 pikë, po aq sa Juventusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*