Kur Rusia evakuoi shtetasit nga epiqendra e koronavirusit këtë muaj, më shumë se 140 njerëz udhëtuan nga Kina për të qëndruar në një karantinë në Tyumen.

Të izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve derisa të konfirmonin se nuk ishin prekur nga virusi, këta persona përdorën rrjetet sociale për të qenë në kontakt me miqtë dhe personat e dashur.

Por dy të rinj vendosën të krijonin miqësi brenda spitalit ku qëndronin. Inna Savintseva dhe Daniil Parfenovich, të dy 18 vjeç, u njohën teksa po prisnin aeroplanin e evakuimit në qytetin e Ëuhan.

Savintseva ishte në Kinë si gazetare muzike dhe Parfenovich ishte si student.

Të dy filluan të flisnin, zbuluan dashurinë për muzikën dhe teknologjinë dhe gjetën menjëherë kimi tek njëri-tjetri.

“Ajo më foli rreth muzikës, unë iu përgjigja me biseda për skulptura dhe planet e bukura për jetën, dhe sytë u ngritën lart e zemrat filluan të rrihnin shpejt nga një anë në tjetrën”, tha Daniil për “The Moscow Times”.

Ai shtoi se mjekët e karantinës i thanë që nuk kishte asnjë problem që të takoheshin. Por për shkak se Savintseva është izoluar me një sëmundje të veçantë, Parfenovich nuk ka qenë në gjendje ta shohë atë ditët e fundit. Megjithatë, Daniil ka menduar që ti blejë dhuratën e Shën Valentinit, një byzylyk që ia dorëzuan mjekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*