Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

“Thanë janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë, sepse nuk janë, dhe paskan grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

Pse duheshin 6 mln dollarë nëse damka ishte pasojë e një komploti mes meje dhe Soros?

Kontratë më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copë të justifikonte ato 500 mijë dollarët? Edhe ai ashtu tha, patriotët.

 

 

Sollën Latifin të vërë në kokë kapelën bufit, që të bëhet versioni më qesharak i Trump-it,. Latifi ka marrë pjesën e tij në 6 mln dollarët, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte një gjë e realizuar tashmë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*