Militantët e ISIS në Irak kanë filluar të përdorin lopë me jelekë vetëvrasës, për të shpërthyer bomba.

Dy lopë shpërthyen javës që kalojë, njoftuan banorët në Al Islah, Irak, pasi u ishin vendosur jelekë eksplozivë në anën veriore të fshatit, sipas komandantit të policisë Kolonel Ghalib Al-Atyia në Provincën Diyala.

Bomba u shpërtheu nga distanca kur njëra prej lopëve ishte afër shtëpive, duke vrarë kafshën dhe duke shkaktuar dëme.

Sidoqoftë, koloneli Ghalib Al-Atyia tha që askush nuk u dëmtua në operacion sipas New York Times.

Koloneli tregoi se si sulmi jokonvencional sinjalizon që ISIS po përdorë metoda të tjera pasi i mungon fuqia punëtore për shkak të uljes së numrit të pjesëmarrësve pas një lufte 4-vjeçare në Irak.

Megjithatë, lopët në rajon kushtojnë shtrenjtë, rreth 1200 dollarë. Dëshmitarët treguan se si ata kurrë nuk kishin parë një lopë të dërguar për vdekjen e saj në një mënyrë të tillë.

Përdorimi i kafshëve për të shpërthyer bomba nuk është një metodë e re. Në luftën civile në Irak midis 2003 dhe 2009, Al Kaeda vendosi bomba nën bagëti të ngordhur, gjë që do të rezultonte në viktima nga banorët që i largonin kafshët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*