Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monica do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë publik vetë çifti duke publikuar këtë foto në InstaStory, ku të dy mbajnë duart lidhur rreth barkut të rrumbullakosur të Monica-s.

Në fillim të tetorit të një viti më parë, Loriku u shpreh në “Wake Up” në Top Channel se ai dhe Monica dëshirojnë që Bojken të ketë një motër. Në fakt, bashkëshortja e ka emrin gati. “Do që ta quajë Enkelejda,” tha ai.

Bojken, emri i djalit të çiftit, ka prejardhje ilire. Enkelejda po ashtu. Monica është italiane dhe mesa duket, për të është me rëndësi që fëmijët e tyre të ruajnë një pjesë të prejardhjes përmes emrave ilirë.

Loriku dhe Monica, më parë modele, u martuan në qershor të 2014-s në Prishtinë. Pas një viti martesë, në jetë erdhi Bojken, djali i tyre 4-vjeçar./Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*