Si sot 99 vite më parë nisi ajo luftë që do të hynte në Histori si “Lufta e Vlorës” (4 Qershor – 3 Shtator 1920 ). Një luftë e pabarabartë e cila në njërën anë kishte një popull te organizuar me mjete rethanore por nga burra trima e të shkolluar dhe nga ana tjetër një nga fuqitë më moderne ushtarake të kohës.
Përshkrimin më të goditur të mos barazisë mes një ushtari Italian dhe një luftëtari Shqiptar e shpreh Ali Asllani në vargjet e tij :
Ai kish e ish pajosur
gjer në fill e në gjilpërë.
Unë i shkreti i plagosur
gjakun skesh me se ta zërë….
“Lufta e Vlorës” do te ngelet shembull se si njerëz pa interes dhe me ideale të mëdha do të bënin atë që do të ishte një shembull ne zemren e çdo Shqiptari të mirë në përpjekjet e Kombit Shqiptar në luftra të mëvonshme.
Une jam krenar që jam nipi i Avdurraman Ali Çirakut, Komandantit të Artilierisë në Kalanë e Kaninës i cili bashkë me artilierët Aziz Çami, Elmas Ademi dhe Xhafer Xhuvelin me predhat e topave te tyre mbytën katër luftë-anije në Portin e Vlorës dhe rrëzuan një avion bombardues në fushën e Peshkëpisë si dhe kthyhen në pluhur e hi falangat Italiane të cilat i aviteshin tokës Shqiptare.
Unë jam krenar që jam nipi i Beqir Velo (Velaj), xhaxhai i babait tim, shoqërues i Ismail Qemalit, Komandant i Çetës së Kaninës në Luftën e Vlorës, kontribues i çështjes kombëtare nga Kosova deri në Çamëri në një periudhë kohore nga 1908 – 1944. I plagosur nga Grekët në Qafën e Llogorasë së bashku me Avdurraman Çirakun në vitin 1914 si dhe në betejën e Lumës në Kukës te plagosur të dy edhe nga forcat Serbe më 1916.
Oficerat e lartë në foton 1. bashkëlidhur janë, (ulur) Aziz Çami (1893 – 1943) nga Filati i Çamërisë i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Torino për Artilieri, ndërsa në këmbë është gjyshi im nga nëna Avdurraman Çiraku (1888 – 1968) i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Stambollit për Artilieri.
Në foto 2. janë antarët e këshillit të ngushtë të luftës së Vlorës në vitin 1920.
Në kembë nga e majta në të djathtë: Ali Beqir Velça, Aziz Çami dhe Sherro Emin Agaj. Ulur nga e majta në të djathtë: Myqerem Hamzaraj, Osman Haxhiu, Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Avdurraman Çiraku.
Në foton 3. Beqir Velo (Velaj) Kanina, dalë në Bari, Itali në vitin 1936.
Aktit të rrëzimit të njërit prej avionëve Italian, populli i ka kënduar si më poshtë Abdurrahman Ali Çirakut:
Të xhuma në sabah,
një mjegull e zezë ra.
Binin predhat nga Shashica,
binin si pika shiu.
I hidhte një djalë prej vendi,
trim Avdurrahman Aliu.
Në fushë të Peshkëpisë,
ra avioni i Italisë.
Aeroplanin kush e shtiu,
trim Avdurrahman Aliu.
Avdurrahmani i Alisë,
biri trim i Laberise.
E V![]()




